
ASAP Rocky akuzohet për plagosje me armë kundrejt një personi, pas një përplasjeje të ndodhur vitin e kaluar në Hollywood.
Sipas burimeve, artisti, emri i vërtetë i së cilit është Rakim Mayers, i ka drejtuar armën ish-mikut të tij. Ai e shkrepi armën 2 herë, por fatmirësisht, rezultoi një plagosje e lehtë.
Nëse shpallet fajtor për këtë ngjarje, 33-vjeçari mund të vuajë dënimin prej 9 viteve.
Reperi do të paraqitet të mërkurën në seancën gjyqësore, pasi në emër të tij rëndojnë akuzat, për të cilat ai nuk ka bërë një reagim publik.
Ngjarja bëri bujë në prill të këtij viti, pasi reperi u arrestua në aeroportin e Los Angeles, pas pushimeve me partneren e tij, Rihanna, me të cilën ka edhe një fëmijë.
Policia kreu një kontroll të imtësishëm në shtëpinë e reperit dhe gjeti disa armë zjarri, ndërsa viktima e sulmit ka ngritur padi për sulm, plagosje, stres emocional dhe neglizhencë.
Artikuj të sugjeruar: