
Einxhel Shkira dhe DJ Dagz do të bëhen prindër dhe kjo ka lumturuar shumë persona, ndër ta, edhe Arbana Osmanin, e cila ndau një album me disa nga momentet më të bukura të “Big Brother VIP”.
View this post on Instagram
“Lajmi i bukur i @einxhel_shkira dhe @dj_dagz më rikujtoi sot se çfarë emocionesh të mëdha e të vërteta ka sjellë ky Big Brother për të gjithë ne; dhe që edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga përfundimi, me historitë e bukura që vazhdojnë, vazhdon të emocionojë edhe sot”, shkroi Arbana dhe mes qindra komplimenteve dhe vlerësimeve të personazheve, sërish u vu re se mungonin dy personazhë: Dondald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj.
Pikërisht kjo u ka bërë përshtypje ndjekësve, veçanërisht fansave të Donaldit, të cilët rikujtuan të gjithë kontributin e Donaldit në edicionin e parë të “Big Brother VIP”.
“Me gjithë respektin për atë ç’ke shkruar Arbana, lë për të dëshiruar (fakti) që ti nuk vure asnjë foto për të vetmin fitues dhe kryefjalën e atij “Big Brother”, që ju dha atë shikueshmëri që as ju nuk e prisnit! Të paktën, edhe nëse ti i ke prishur marrëdhëniet sepse nuk të erdhi në post-“Big Brother”, të paktën një foto e meritonte për të gjithë ne si publik @donaldveshaj”, shkroi një ndjekëse.
“Emocioni i këtij “Big Brother” ka qenë 1 dhe i vetmi @donaldveshaj. Duhet të ishte patjetër te fotot e tua. Gjithë shikueshmërinë nga ai djalë e keni pasur”, komenton dikush tjetër, për t’u pasuar nga dhjetëra komentet, të cilat vinin në dukje mungesën e Donaldit, gjithashtu edhe të Trixës.