Celebrity

Kjo ishte gjëja që e tërhoqi më shumë Zoë Kravitz te Channing Tatum dhe jo, nuk janë muskujt!

Shkruar nga Anabel

17 Gusht 2022

Kjo ishte gjëja që e tërhoqi më shumë Zoë
Photo Credits: People

Nuk ishin vetëm lëvizjet e tij të paharrueshme te "Magic Mike" ato që bënë që Zoë Kravitz të zgjidhte Channing Tatum si aktor protagonist, në filmin e ardhshëm thriller, "Pussy Island", ku ajo do të jetë regjisore. Aktorja dhe regjisorja e re, në një intervistë me WSJ, foli për atë që e tërhoqi tek Tatum jo vetëm për rolin, por edhe në aspektin romantik.

Kjo ishte gjëja që e tërhoqi më shumë Zoë
Photo Credits: Harper's Bazaar

Ajo tha se për rolin i duhej një aktor që nuk kishte qenë më parë në një rol "të errët". Më pas shtoi:

“E ndjeja, edhe nga larg, para se ta njihja, se ai ishte një feminist dhe se nuk kishte frikë ta eksploronte atë errësirë që unë kërkoja, sepse ai e di që nuk është ashtu", tha Kravitz. "Kjo është arsyeja pse unë u tërhoqa nga ai dhe doja të takohesha me të. Dhe kisha të drejtë."

Kravitz thotë se është emocionuese për të, ta shohë të largohet nga rolet në të cilat ai ndjehet rehat dhe aty ku audienca është mësuar ta shohë.

Kjo ishte gjëja që e tërhoqi më shumë Zoë
Photo Credits: E! Online

Ndoshta ne nuk jemi aq të emocionuar sa Zoë, por edhe ne jemi shumë kuriozë ta shohim Channing Tatum në një film ndryshe nga "Magic Mike", "Step Up" apo "21 Jump Street".