Celebrity

Cardi B bëri tatuazhin e parë në fytyrë dhe ju duhet ta shihni

Shkruar nga Anabel

18 Gusht 2022

Cardi B bëri tatuazhin e parë në fytyrë dhe ju duhet ta

Që Cardi B është trime, s'e kemi dyshuar kurrë, por që tatuazhi i saj i radhës do të ishte në fytyrë, ishte surprizë. Reperja duket se nuk u mendua gjatë për të bërë disa shkronja të kuqe në pjesën e nofullës. 

Siç duket edhe përmes videos të postuar në TikTok, Cardi ka "gdhendur" përgjithmonë në fytyrën e saj shkronjën "N". Përveç "N" fansat janë të bindur që shkronja tjetër është "P". Nuk e dimë ç'ka dashur të thotë reperja me "N"+ "P", por patjetër që për të duhet të simbolizojnë diçka ~të rëndësishme~.

Cardi B bëri tatuazhin e parë në fytyrë dhe ju duhet ta

Edhe bashkëshorti i saj, Offset është fans i tatuazheve të fytyrës, prandaj këto shkronja të vockla me siguri janë vetëm fillimi për Cardi B. 

Edhe nëse një ditë pendohet, fondatinat mbuluese janë gjithmonë aty, për Cardi dhe të ju që u frymëzuat për një tatoo në fytyrë.

Burimi: Glamour