Instagramming

Mos ndoshta ka ardhur koha që *media*, por edhe njerëzit, ta lënë pak të qetë Fifin?

Shkruar nga Anabel

18 Gusht 2022

Mos ndoshta ka ardhur koha që *media*, por edhe njerëzit, ta
Photo Credits: @fifiofficial/ Instagram

Fifi ka patur vëmendjen e njerëzve (dhe deri diku edhe të medias), prej vitesh tashmë, kryesisht sepse thuajse të gjitha këngët e saj janë kthyer në hite. Ju i keni dëgjuar, keni qarë e keni kërcyer me to dhe jemi të bindur që shumë prej tyre i dini përmendësh.

Që prej hyrjes në Big Brother, nuk ndryshuan shumë gjëra në aspektin artistik të Fifit, madje ajo publikoi këngë edhe më të suksesshme. E megjithatë, gjithçka ndryshoi, në aspekte të tjera!

Papritmas, Fifi nuk ishte vetëm këngëtare, por *personazh* dhe si e tillë, çfarëdo që shkruhej për të nëpër portale, klikohej, shumë madje!

Pak kohë pas daljes së Big Brother, këngëtarja bëri publike lidhjen me Adis Patushin.

Filloi të postonte shumë foto me të dhe shumë dedikime për të. Tha se merr "minimalisht 100 komente urrejtjeje dhe mallkimi në ditë". 

Në një nga këto dedikime, tha se "do donte ta ruante veten për të", në një kontekst që ajo e mendonte sipas mënyrës së saj. Iu tha të mos "fliste broçkulla".

Moment i pakëndshëm gjatë koncerteve: Në një nga koncertet e saj këtë verë, dikush imitoi momentin kur Fifi humb ndjenjat në transmetim live në “Big Brother VIP”. 

Për vetëm pak ditë, nuk postoi shumë foto me Adisin. Portalet aludojnë se ajo është ndarë nga ai.

Mos ndoshta ka ardhur koha që jo çdo veprim i Fifit të ekzagjerohet dhe të kthehet në "lajm bombastik" portalesh?

Sigurisht, mes gjithë këtyre ngjarjeve, patjetër që ka qindra njerëz që duartrokasin dhe brohorasin për Fifin në koncerte dhe në rrjete sociale. Nëse s'mund të jeni një prej tyre, nuk ka asnjë problem. Por, nëse nuk keni diçka të mirë (ose të vërtetë) për të thënë, të paktën mos thoni asgjë dhe aq më pak, gënjeshtra.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.