Instagramming

Monika zbuloi ndoshta ~padashje~ gjininë e bebushit të Einxhel & Dagz

Shkruar nga Anabel

19 Gusht 2022

Monika zbuloi ndoshta ~padashje~ gjininë e bebushit të Einxhel &

Einxhel dhe Dagz vendosën ta ndanin me të gjithë lajmin e ardhjes së një bebushi, por jo gjininë e tij/saj. Çifti thanë se "as vetë nuk e dinë ende", por Monika Lubonja zbuloi diçka, ndoshta ~para kohe~.

Teksa i uronte për pritjen e ëmbël përmes disa fotove/videove në Instagram Monika shkruan:

"Eh, e para që të thashë për bebin. S'kishte nevojë për mbushje mendjeje. I kisha shumë të qarta gjërat për ty. Jam e bindur që po vjen princesha juaj, por edhe e jona".

Hmm, pra çifti është në pritje të një vajze? Monika di diçka më shumë se ne apo thjesht është një tjetër parashikim i saj? Të gjitha opsionet qëndrojnë, por vetëm Einxhel dhe Dagz mund t'i heqë pikëpyetjet.