Celebrity

Ups! Ben Affleck kërkon të ribashkohet me J.Lo O.o

Shkruar nga Anabel

17 Mars 2025

Ups! Ben Affleck kërkon të ribashkohet me J.Lo O.o

Ndarja, efektet e saj apo mundësitë e ribashkimit kanë qenë temat kryesore që kanë shoqëruar divorcin mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez. Fotot e publikuara të Ben dhe ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Garner, të cilat ngjallën dyshimet mbi një ribashkim të mundshëm, krijuan shumë polemika sa i përket përjetimit të JLo.

Së fundmi, të tjera zëra thonë se ajo ndihet e shkatërruar, por ka kërkuar nga miqtë e saj që të mos sulmojnë publikisht Ben, të paktën kështu tregon një burim për “Page Six”.

"Faktikisht, ajo është e shkatërruar. Ajo po përpiqet të mos e japë veten në daljet publike, por u ka thënë të gjithëve rreth saj të mos e kritikojnë Ben-in.”, thotë burimi.

Ups! Ben Affleck kërkon të ribashkohet me J.Lo O.o

Ndërkohë, një burim thotë se të dyja ish-bashkëshortet e Ben, Jennifer Garner dhe J.Lo, nuk janë aspak të interesuara për të. Të paktën jo në një mënyrë romantike.

Por, sipas të njëjtit burimi, Ben ka nisur të kontaktojë sërish JLo.

"Do të thoja që të dyja janë të lehtësuara që janë ndarë me të. Ben është një “karusel emocionesh”.

Ai ka filluar të kontaktojë sërish Jennifer [Lopez] kohët e fundit.", tha burimi.

Ndërkohë, dikush tjetër tha se Ben dëshiron të ketë gjithë kohës vëmendje dhe sillet si një “diva”.

“Ai të bombardon me dashuri dhe sapo të bën për vete, lodhet dhe largohet.”

Qëndrimi i J.Lo në këtë situatë? Hmm, një burim tha se ajo mund të bëjë të njëjtin gabim...për herë të tretë.

E dimë, ka shumë informacion për ta procesuar. Merrni kohën tuaj.

Artikuj të sugjeruar: