Instagramming

As Einxhel, as Dagz: Vetëm ky person e di gjininë e bebit dhe jo, nuk është Monika!

Shkruar nga Anabel

19 Gusht 2022

As Einxhel, as Dagz: Vetëm ky person e di gjininë e bebit dhe jo, nuk
Photo Credits: @einxhelshkira/ Instagram

Një urim i Monikës bëri që portalet të shkruanin se Einxhel dhe DJ Dagz, janë në pritje të një vajze. Aktorja shkroi në Instagram:

"Jam e bindur që po vjen princesha juaj...por edhe e jona."

Fëmija mund të jetë ose jo vajzë. Këtë, për momentin e di vetëm një person, përveç mjekëve.

"Uroj të duroni deri atëherë, meqë po duroj edhe vetë kaq shumë. Mos më pyesni mua sepse nuk e di gjininë. E vetmja që e di është halla (e bebit)", shkroi Einxhel në Instagram.

Pra, gjininë e bebushit për momentin e di vetëm Aurora Gumnishta, motra e Arbrit. 

Kjo duket një mënyrë interesante për të respektuar motrën e DJ Dagz, por e bën edhe më emocionuese shtatzëninë, duke e zgjatur pak misterin.