Në daljet e fundit (të rralla që pasi u bë nënë në maj) Rihanna është kujdesur që t’u rikujtojë fansave se ajo mbetet një ikonë stili.
Ajo u fotografua rrugëve të New York-ut me një bluzë me mëngë të shkurtra, minifund xhins, një çantë me print gjarpri dhe sigurisht: çizmet gjigante.
Veshja sugjeron që RiRi është e përditësuar me tendencat e fundit, pasi veshja është pjesë e koleksionit Pranverë-Verë 2023 të labelit francez Y/Project.
Rihanna nuk është e para që “përqafon” trendin e çizmeve të këtij lloji. Kujtojmë se edhe Dua kombinoi një këmishë-fustan me një palë çizme të bardha Bottega Veneta të punuara me stilin italian të thurjes, intrecciato.
View this post on Instagram
Mbetet për t'u parë nëse çizmet e Rihanna-s do të jenë të zakonshme. Në fund të fundit, ka disa gjëra që vetëm RiRi mund t'i bëjë.