Financa Personale

Kriza e kostos së jetesës: Trendi i TikTok ndihmon njerëzit të kursejnë para

Shkruar nga Anabel

21 Gusht 2022

Kriza e kostos së jetesës: Trendi i TikTok ndihmon njerëzit

Për ata që janë të gatshëm të përpiqen të kursejnë para gjatë kohës së inflacionit të lartë dhe krizës së kostos së jetesës, cashstuffing duket si një opsion i mirë.

Ndonëse aplikacionet e bankave ofrojnë mënyra për të menaxhuar kursimet e parave, njerëzit në TikTok betohen për trendin e ri dhe thonë se përdorimi i parave fizike ndryshon qasjen ndaj shpenzimit të tyre. Si funksionon?

Cashstuffing ju bën që të tërhiqni buxhetin total mujor, dyjavor ose javor dhe t’i ndani paratë në një dosje, ku janë të shënuara shpenzimet përkatëse: shpenzime mujore, veshje, udhëtime etj.

Hashtag-u për trendin, i cili është veçanërisht i njohur në TikTok, është parë nga mbi 520 milionë njerëz.

Kriza e kostos së jetesës: Trendi i TikTok ndihmon njerëzit

Trendi nuk kufizon numrin ose llojet e shpenzimeve dhe nuk siguron ndonjë shumë të caktuar parash që njerëzit duhet të kursejnë. Por, sado që të vendosni në njërin zarf, kjo është shuma e parave që ju lejohet të shpenzoni atë muaj. Në fund të muajit, ju mund të rishikoni shpenzimet dhe të riorganizoni buxhetin përmes kategorive, nëse është e nevojshme.

A funksionon? Disa thonë po, disa jo. Ju mbetet ta provoni.