
Brooklyn Beckham e ka çuar dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj bashkëshortes, Nicola Peltz Beckham në një tjetër nivel.
Në një intervistë me “USA Today”, Brooklyn tha se ka 100 tatuazhe dhe 70 prej tyre janë dedikime për gruan, Nicola!
View this post on Instagram
Si ndihet ajo për këto dedikime? “Ajo qan sa herë bëj një tatuazh të ri. Gjithmonë dua ta surprizoj me një tatuazh”, u shpreh Brooklyn, ndërkohë që i shkëlqenin sytë.
Gjithashtu, ai ka në krah edhe betimet e tyre në ditën e dasmës, mesa duket përgjithmonë. Shkrime të ëmbla si: “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dashurinë time për ty”, “E ardhmja me ty duket si ëndërr”, “Je bota ime dhe do të vijoj të dashurohem çdo ditë me ty”, janë pa diskutim një provë shumë e madhe e dashurisë sublime.

Oh, e ke parasysh që njerëzit shkruajnë “Married” tek targa e makinës kur martohen? Brooklyn Beckham ka një tatuazh edhe për këtë.

Pra, me pak fjalë, ose një burrë si Beckham, ose fare!
Artikuj të sugjeruar: