Celebrity

Ju doni të dini ç'po bënte Jennifer Garner ndërkohë që ish-burri martohej me J.Lo?

Shkruar nga Anabel

22 Gusht 2022

Ju doni të dini ç'po bënte Jennifer Garner

Siç e dini, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u martuan për herë të 10000 këtë fundjavë në Georgia dhe meqë gjithmonë jemi kuriozë për ish-at, s'po ju lëmë në dilema. Jo, pavarësisht ndarjes miqësore, Jennifer Garner po shijonte totalisht jetën e saj larg ish-burrit që po martohej për herë të dytë me Lopez.

Meqë s'ishte, a mund ta dimë të paktën çfarë po bënte gjatë atyre orëve?

Garner është parë nga paparacët bashkë me të dashurin dhe babain e saj duke bërë shopping, në po të njëjtën orë kur Ben dhe J.Lo po kurorëzoheshin. Duket mënyrë gjeniale për ta kaluar ditën kur di që ish-burri po martohet. Burime për TMZ thonë se Garner ishte e ftuar në dasmë, por thjesht s'ja doli të menaxhojë axhendën e saj për shkak të punëve të skeduluara. Sidoqoftë, edhe ajo si shumë të tjerë është shumë e lumtur për ish-bashkëshortin dhe u tregua mbështetëse duke bërë të mundur që fëmijët të ishin pjesë e dasmës. 

Violet, Seraphina dhe Samuel, të tre fëmijët që Affleck ka me aktoren ishin në dasmë që ndonëse thuhet se do të jetë e fundit, me Jennifer Lopez s'mund të ketë kurrë parashikime të sakta.