Instagramming

Tatuazhi i Ylli Limanit dedikuar maces së tij, është sa i ndjerë, aq edhe minimalist!

Shkruar nga Anabel

22 Gusht 2022

Tatuazhi i Ylli Limanit dedikuar maces së tij, është sa i
Photo Credits: Google Images

Pak ditë më parë, Ylli Limani shkroi në Instastory se kishte humbur macen e tij të vogël.

“[...] Loki ka dalë në oborrin e shtëpisë në shumë pak sekonda që dera ka qenë e hapur. Menjëherë, është sulmuar nga 8 qenë endacakë në oborrin e shtëpisë. Vazhdimin s’kam zemër ta shkruaj, ashtu siç nuk kam patur zemër të shoh kamerat e sigurisë së shtëpisë sonë.”

Ndër të tjera, Ylli ngriti zërin për probleme me qentë endacakë në Kosovë dhe më pas, tregoi edhe tatuzhin dedikuar maces. Mnimalist dhe shumë i këndshëm:

Tatuazhi i Ylli Limanit dedikuar maces së tij, është sa i
Photo Credits: @yllilimani/ Instagram

Shpesh, marrëdhëniet e njerëzve me kafshët e tyre shtëpiake bëhen shumë të shtrenjta për ta dhe humbja e këtyre kafshëve, veçanërisht në mënyra brutale, është tejet e dhimbshme. Një tatuazh është një ide e mirë për të kujtuar një anëtar të shtrenjtë të familjes!