Harry Styles është i famshëm, i adhurueshëm dhe numëron mijëra fansa. Gjithsesi, të gjithë e dimë që me famën, vijnë edhe komentet negative, shpesh edhe pa sens, nga njerëz që në fund të ditës nuk ka ç’u duhet me kë një artist del, lidhet, apo edhe ndahet.
Styles ka folur pikërisht për këto gjykime që merr online, të cilat e kanë bërë ta mbajë jetën e tij sentimentale totalisht private.
“Unë kurrë nuk kam folur publikisht për jetën time dhe kam zbuluar se më ka sjellë përfitime pozitive”, tha ai. “Gjithmonë do të ketë një version të narrativës dhe vendosa të mos shpenzoja më kohë, duke u përpjekur që të korrigjoj apo orientoj (narrativën)”.
Por pavarësisht këtyre kufijve që Styles vendosi, sërish njerëzit nuk rrinë dot të qetë. Ai pranoi se pas komenteve negative, nuk dihet aspak mirë, sepse dikush, në një qoshe të Twitter-it ka diçka për të thënë. “Unë thjesht dua të këndoj”, tha artisti.
Edhe partnerja e tij, Olivia Wilde ka thënë se është e vetëdijshme që fansat e Harry-t e duan dhe nuk ndikohen nga energjia negative e gjykimeve. “Shumica e tyre janë kampionë të vërtetë të mirësjelljes”, u shpreh ajo.
Harry Styles është përballur me një sulm komentesh për lidhjen e tij me Olivia Wilde, regjisoren dhe aktoren e filmit “Don't Worry Darling”, në të cilin Styles është protagonist.
Të dy artistët janë të lidhur për rreth 2 vite dhe gjatë gjithë kësaj periudhe janë përballur me urrejtje në rrjetet sociale, më së shumti për diferencën e moshës. Styles (26 vjeç) dhe Wilde (36 vjeç) kanë një diferencë moshe prej një dekade, por qartazi, duket se kjo diferencë nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tyre.
Artikuj të sugjeruar: