
Dojna Mema u bekua me një bebush, të quajtur Nolan Sol Sata dhe pas lindjes, ndau me të gjithë në Instagram një foto ku gjyshi, me krenari dhe shumë dashuri, i puthte dorën mbesës. Mbishkrimi i fotos ishte gjithashtu shumë i bukur: “Nuk kam fjalë për ty gjysh! Nolan Sol pastë zemrën tënde dhe respektin e adhurimin që ke patur gjithmonë për figurën e gruas”.
View this post on Instagram
Të gjithë u emocionuan dhe komentet ishin të mbushura me dashuri për gjyshërit.
Gjithashtu, edhe gjyshja e Dojnës, tashmë e famshme edhe në rrjetet sociale, luajti një rol shumë të rëndësishëm në shtatzëninë e moderatores. Dojna postoi në Instagram një foto ku kishte vendosur kokën në prehërin e gjyshes dhe shkroi: “Gjithmonë e vogla jote @gjyshjadojnes”
View this post on Instagram
Sërish, ndjekësit u lumturuan dhe mallëngjyen nga kjo foto.
Të gjithë e dimë se gjyshërit kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën tonë. Disa i kanë pikë të dobët dhe nuk e mendojnë dot të ardhmen pa përqafimin, ushqimin me bollëk, përkujdesjen dhe përkëdheljen e tyre. Gjyshërit janë engjëj dhe ka disa arsye pse janë kaq specialë në jetën tonë.
Gatuajnë vaktet më të miiira, pikë muhabetit
Pasi provojmë vaktet e gjysheve, mendojmë vërtet se përbërësi sekret është dashuria.
Gjithmonë pranë të gjithëve
A shkon dhe gjyshi yt në çdo rast familjar? A njeh çdo kushëri, nuk ka rëndësi sa i largët është? A të prezanton edhe ty me “djalin e Sadetes, që ka bërë ushtrinë në Kuçovë?”.
Të dëgjojnë me vëmendje
Ti mund të jesh duke thënë 2+2 bëjnë 5, ama gjyshërve u dukesh gjeni!
Edhe të këshillojnë
Nuk ka asnjë këshillë më të vlefshme se ajo që ta japin gjyshërit. Mos harro, ata kanë arritur atë farë moshe që nuk u intereson fare, po faaare mendimi i të tjerëve dhe duan më të mirën për ty.
Të llastojnë
Hmm, sa herë të kanë dhënë lekë nga pensioni? Sa herë të ka bërë një palë papuçe të ngrohta, apo të ka dhënë pizhamet e pajës së vet kur ke fjetur te shtëpia e gjyshes? Sa herë gjyshi të ka lënë të fitosh në tavëll? Nuk i numëron dot, e dimë.
Të duan më shumë se fëmijët e tyre
Për gjyshërit, nipi dhe mbesa janë “mjalti i mjaltit”, ndaj nëse je fshehur pas shpinës së gjyshit, apo përparëses së nënës kur ke bërë gabime dhe prindërit e tu nuk kanë guxuar të të flasin, tani e di arsyen.
Artikuj të sugjeruar: