Celebrity

U puth me të dashurën publikisht: Shakira, e inatosur me Pique (por jo për arsyen që mendoni ju)

Shkruar nga Anabel

25 Gusht 2022

U puth me të dashurën publikisht: Shakira, e inatosur me Pique (por jo

Gerard Pique u pa publikisht me të dashurën e tij të re, studente, e cila punon për të, më pak se tre muaj që nga ndarja e tij nga Shakira...

U puth me të dashurën publikisht: Shakira, e inatosur me Pique (por jo
Clara Chia Marti

Pique dhe e dashura  tij, Clara Chia Marti, u fotografuan duke u puthur në festivalin Summerfest Cerdanya në Katalonjë. Pamjet janë kapur në një video të realizuar nga media spanjolle Socialite.

U puth me të dashurën publikisht: Shakira, e inatosur me Pique (por jo

Socialite shton se një burim i afërt me familjen e Shakira-s pretendon se ajo është “shumë e zemëruar duke parë babanë e fëmijëve të saj me të dashurën e tij në publik”. Arsyeja nuk lidhet me faktin që është zemërthyer, por sepse supozohet se ekziston një pakt mes të dyve në të cilin ata kanë rënë dakord se nuk do të shfaqeshin në publik me partnerët e tyre gjatë vitit të parë të ndarjes.

Clara Chia Marti, një studente 23-vjeçare e PR, punon për grupin e investimeve sportive dhe mediatike të Pique, Kosmos dhe dyshja dyshohet se janë takuar teksa punonin së bashku. Ata thuhet se janë në lidhje prej muajsh, por janë përpjekur ta mbajnë “të qetë” për shkak të ndarjes së fundit të Pique me këngëtaren latine.

Pique dhe Shakira u takuan për herë të parë kur Pique ishte në xhirime për videon e këngës zyrtare të Kupën e Botës 2010 “Waka Waka”, të kënduar nga Shaira. Ata kanë dy fëmijë, djemtë Milan dhe Sasha. Në qershor, konfirmuan ndarjen.