Bota

‘Vetëm po do të thotë po’ – Ligji i ri në Spanjë për abuzimet seksuale

Shkruar nga Anabel

25 Gusht 2022

‘Vetëm po do të thotë po’ – Ligji i ri në
Foto: Susana Vera/Reuters

Legjislacioni “vetëm po do të thotë po” i Spanjës për pëlqimin seksual pritet të bëhet ligj kur të hidhet në votim.

Ligji, sipas t ëcilit pëlqimi nuk mund të supozohet se është dhënë në mënyrë të paracaktuar ose në heshtje, u hartua në vazhdën e një përdhunimi në grup të njohur si "tufa e ujqërve" në vitin 2016. Pasi pesë burra përdhunuan një vajzë 18-vjeçare. Asokohe, gjykata argumentoi videot nga telefonat e burrave – që tregonin vajzën teksa qëndronte e palëvizshme dhe me sytë mbyllur gjatë përdhunimit – ishin provë e pëlqimit.

Një gjykatës pretendoi se burrat duhet të akuzoheshin vetëm për vjedhjen e celularit të viktimës. Ata u dënuan me nëntë vjet burg për akuzën më të vogël të abuzimit seksual, por pas një proteste masive publike akuza u ndryshua në përdhunim dhe dënimi u rrit në 15 vjet.

Ligji i ri heq dallimin midis abuzimit seksual dhe agresionit seksual (përdhunimit) duke e bërë pëlqimin e qartë si faktor vendimtar. Pasiviteti dhe heshtja nuk mund të interpretohen më si pëlqim.

Ligji thotë: “Pëlqimi mund të konsiderohet pëlqim vetëm kur ai është manifestuar lirisht nëpërmjet veprimeve që, në përputhje me rrethanat, shprehin qartë dëshirat e personit”.