Loredana vendosi të bënte një video në TikTok, që tërthorazi përfshin Mozzik, dhe njerëzit u bënë lëmsh.
Çfarë ndodhi? Reperja postoi një video me mbishkrimin: “Kur ish i dashuri të shkruan sërish.” Në video, dëgjohet një audio në anglisht: “Ah sh*t, here we go again”. Fraza e famshme nga një meme përdoret për të nënkuptuar një situatë që është e vështirë dhe tani duhet ta bëni sërish për shkak të rrethanave.
Duke marrë në konsideratë që ish i dashuri i saj është pikërisht Mozzik, njerëzit nisën të komentonin. Loredana, pasi lexoi komentet (të cilat dyshojmë se nuk i kishte parashikuar), sqaroi duke thënë se “është thjesht një trend”.
Njerëzit, ndoshta, do të ndalojnë së përmenduri Mozzik kur Loredana të ketë një ish të dashur të ri. Deri atëherë, komentuesit nuk kanë faj që bëhen lëmsh.