Celebrity

Paska një shenjë në horoskop që J. Lo thjesht nuk e pranon në ambientet e saj të punës!

Shkruar nga Anabel

25 Gusht 2022

Paska një shenjë në horoskop që J. Lo thjesht nuk e pranon
Photo Credits: Getty Images

Njerëzit e marrin shumë seriozisht astrologjinë, por a do t'i dëbonte vërtet dikush si Jennifer Lopez kërcimtarët bazuar në shenjat e tyre? Sipas Heather Morris, J.Lo dikur i përjashtoi kërcimtarët nga audicionet për turneun e saj sepse ishin Virgjëresha.


Balerina u shpreh në podcast-in "Just Sayin' with Justin Martindale" se ylli i pop-it, hynte në dhomë pas një dite të gjatë audicionesh dhe thoshte:

"Faleminderit shumë. Ju keni punuar kaq shumë. A mund të ngrenë dorët gjithë Virgjëreshat në dhomë?"

Pas kësaj, J. Lo vazhdonte:

"Faleminderit shumë që erdhët. Tani mund të largoheni."

Është e paqartë pse ylli i "Hustlers", që vetë eshtë një Luan, me sa duket nuk është fanse e Virgjëreshave. Ose është e qartë? Thonë se Luani dhe Virgjëresha nuk janë shumë miq...

Megjithatë, ish-burri i saj, Marc Anthony – me të cilin ajo ishte e martuar nga viti 2004 deri në 2014 dhe me të cilin ka dy fëmijë – është një Virgjëreshë.

Lidhur me gjithë këtë, njerëzit patën reagime të ndryshme.

Një person shkroi:

"Në mbrojtje të J. Lo, me Virgjëreshat është e vështirë të punosh, përsa kohë nuk ndani të njëjtin vizion."

Një tjetër tha:

"Si një Virgjëreshë që jam, më pëlqen që e kompleksojmë edhe Jennifer Lopez me perfeksionin tonë."

Burimi: Page Six