Mendja

Një vajzë shqiptare rrëfen për fobinë ndaj maceve: Pse ndodh? Si trajtohet?

Shkruar nga Anabel

26 Gusht 2022

Një vajzë shqiptare rrëfen për fobinë ndaj maceve: Pse

“Hey Anabel,
Kam një fobi të tmerrshme ndaj maceve. E di që duket shumë e palogjikshme dhe gjykohem gjithmonë kur ua shpreh njerëzve. Por, kohët e fundit më është kthyer në stres të përditshëm se na kanë ardhur 4-5 mace te shkalla e pallatit.

Kam nevojë të menjëhershme për terapi sepse e kam të pamundur të dal nga shtëpia vetëm sepse e di që do i gjej të mbledhura aty dhe fobia ime është aq e fortë sa nuk bëj fare plane kur e di që do të më duhet të dal e pashoqëruar, vetëm për këtë arsye.

E kuptoj sa pa sens mund t’u duket njerëzve e gjithë kjo, sidomos atyre që kanë vetë mace.” – shkruan dikush në Instagramin @anabel.plus, platformë e përqendruar te rrëfimet e ndjekësve.

Vajza që ka shkruar mesazhin nuk është vetëm: Unë që po shkruaj artikullin, Aleksandri i Madh i Maqedonisë, Jul Çezari, Louis XVI i Francës, Napoleon Bonaparti, gjenerali i ushtrisë amerikane dhe presidenti i Amerikës në 1953-1961, Dwight D. Eisenhower, balerina Isadora Duncan apo William Shakespeare kanë vuajtur nga fobia ndaj maceve. 

Shtojmë këtu edhe disa shqiptarë bazuar në një sondazh të Anabel: 18% kanë votuar pro.

Një vajzë shqiptare rrëfen për fobinë ndaj maceve: Pse

Fobia nga macet njihet si ailurofobia. Zakonisht njerëzit kanë fobi nga macet për dy arsye kryesore: një mace mund t’i ketë sulmuar gjatë fëmijërisë ose i shohin ato si mishërim të së keqes. Në disa raste, fobitë janë të pashpjegueshme, pra pa një shkak specifik. Disa i kanë aq frikë sa edhe një foto mund t’u shkaktojë ankth dhe panik.

A trajtohet? Po, si të gjithë fobitë e tjera.

Psikoterapia: Biseda me një profesionist të shëndetit mendor mund t'ju ndihmojë të menaxhoni fobinë. Terapia e ekspozimit dhe terapia konjitive e sjelljes janë trajtimet më efektive.

- Terapia e ekspozimit përqendrohet në ndryshimin e përgjigjes ndaj objektit ose situatës që shkakton frikë. Ekspozimi gradual dhe i përsëritur ndaj burimit të fobisë specifike dhe mendimeve, ndjenjave dhe ndjesive të lidhura me to mund ta ndihmojë personin të menaxhojë ankthin,.

- Terapia konjitive e sjelljes (CBT) përfshin ekspozimin e kombinuar me teknika të tjera për ta parë dhe përballuar objektin ose situatën e frikshme ndryshe.

Medikamente: Në përgjithësi, psikoterapia është e suksesshme në trajtimin e fobive specifike. Megjithatë, ndonjëherë medikamentet mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomave të ankthit dhe panikut që përjetoni nga të menduarit ose ekspozimi ndaj objektit ose situatës që keni frikë. Kujdes: Mos i merrni pa u konsultuar paraprakisht me specialistin.

Medikamentet mund të përdoren gjatë trajtimit fillestar ose për përdorim afatshkurtër në situata specifike, të rralla, të tilla si fluturimi në avion.

Strategji të relaksimit: si frymëmarrja e thellë ose ushtrimet fizike.

Qëndrimi pranë një maceje me ndihmën e dikujt tjetër.