Celebrity

Duhet ta shihni performancën surprizë të J.Lo për Ben Affleck, në dasmën e tyre

Shkruar nga Anabel

27 Gusht 2022

Duhet ta shihni performancën surprizë të J.Lo për Ben

J. Lo është këngëtare, aktore, kërcimtare dhe ikonike! Përpos aktrimit, të gjitha të tjerat i vendosi në punë për t'i bërë Ben Affleck një surprizë shumë speciale.

"Kjo shkon për burrin tim" tha J.Lo dhe performoi një këngë të padëgjuar më parë.

@tmz #jlo performed her new song for #benaffleck at their wedding #cantgetenough ? original sound - TMZ

Ndërkohë që Ben, i ulur në karrige, me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë shijonte performancën, energjikja Jennifer e tundi vendin me një koreografi të dedikuar.

"All night/ I can feel the passion / in your eyes / I’m still in love with you (Gjithë natën/Mund ta ndiej pasionin/ Në sytë e tu/ Ende jam e dashuruar me ty)" këndonte Jennifer, e shoqëruar nga kërcimtare, të cilat sigurisht nuk janë Virgjëresha në horoskop.

Duhet ta shihni performancën surprizë të J.Lo për Ben
TMZ

Në një moment, ajo këndoi frazën, "Can't get enough", që me shumë gjasa është edhe titulli i këngës. Ia drejtoi mikrofonin edhe të ftuarve dhe bashkëshortit të saj, të cilët kënduan një këngë që s'ia kishin idenë fare.

Çifti kurorëzoi *sërish* dashurinë në Georgia, në një dasmë treditore, ku ishin të ftuar miq dhe familjarë të çiftit.

Artikuj të sugjeruar: