
Një situatë tipike: shoh një çun, më pëlqen, i marr vesh emrin, e kontrolloj në Instagram. Kur gjej gjithçka, më humb interesi; por kur ka 0 postime dhe e ka të barabartë numrin e ndjekësve me ata që ndjek, më duket shumë seksi.
Pse ndodh kjo?
Sepse e para, nuk bie pre e virtualitetit dhe e manisë për të pasur një jetë aktive në rrjetet sociale. Ai bën qejf, del dhe askush s'e di ku.
E dyta, nuk e stërvit gishtin e madh me like nëpër çdo foto që qarkullon nëpër Instagram.
E treta, të ngjall shumë kuriozitet. Ç'po fsheh? Pse është kaq enigmatik?
E konsiderojnë Instagram-in si një humbje kohe. Domethënë, pozicioni i fotos, postimi i duhur, një video që merr reagime. Shumë punë...
Ka më shumë kohë të flasë në telefon, të dalë, të bëjë aktivitete dhe të takoj miq REALË.
Edhe kur ndahesh, e ke më të thjeshtë. Se mund të hedhësh kunja në story, shprehje, ndonjë këngë a reels, por ç'kuptim ka kunja nëse personi që i drejtohet as nuk e di fare se ç'bëhet nëpër Instagram?
Ja dhe gocat në Twitter, ndajnë të njëjtin mendim:
i love a man with no social media, like damn lil hermit crab i kinda like you
— wendy (@kkendallleighh) February 25, 2021
Dating a man with no social media>>>
— ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ?? (@FevenKassaw) January 1, 2021
Nothing more attractive than a man with zero social media presence
— euro trash girl (@britishvisiting) December 3, 2020
Artikuj të sugjeruar: