Celebrity

Britney Spears tregon pse refuzoi shumë para dhe intervistën me Oprah Winfrey

Shkruar nga Anabel

29 Gusht 2022

Britney Spears tregon pse refuzoi shumë para dhe intervistën me Oprah

Britney Spears po e tregon historinë e saj me fjalët e saj. Ylli i popit publikoi një video 22-minutëshe në YouTube ku flet në lidhje me "abuzimin" që ajo përjetoi si rezultat i kujdestarisë së saj dhe tregoi pse refuzoi "shumë para" për të bërë një intervistë me Oprah Winfrey.

“Nuk përfitoj asgjë nga rrëfimi i gjithë kësaj,” tha Spears, 40 vjeç. “Kam oferta për të bërë intervista me Oprah dhe kaq shumë njerëz [për] shumë e shumë para, por është çmenduri. Unë nuk dua asnjë prej tyre. Për mua, është përtej një interviste të duhur për t'u ulur.”

Britney u ndal edhe njëherë te familja duke shpjeguar se ndihej sikur ata e braktisën gjatë gjithë kohës kur ishte në kujdestari.

Ajo tha se pavarësisht gjithçkaje që ndodhi mes saj dhe babait, ajo është "sinqerisht më e zemëruar" me nënën e saj, Lynne Spears, sepse kur gazetarët e pyesnin, dyshohet se do ajo shtirej si e pafajshme dhe nuk donte të fliste për vajzën e saj.