5 persona akuzohen se kanë abuzuar seksualisht ndaj një të miture 11-vjeçare në Prishtinë.
Balkan Web raporton se 4 prej autorëve janë vënë në pranga, ndërsa personi i pestë është në kërkim; Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për të akuzuarit.
Sipas prokurorisë, teksa 11-vjeçarja po ecte në park, i janë afruar tre persona ku fillimisht e kanë ngacmuar me fjalë e pastaj e kanë tërhequr në një qoshe ku kanë filluar ta zhveshin. Bazuar në deklaratën e të miturës, pasi e ka përdhunuar njëri, ka filluar një person tjetër ta përdhunojë. Kur po kthehej në shtëpi, një person tjetër ka ndaluar dhe një tjetër e ka marrë me forcë në makinë. E mitura deklaroi se shoferi e ka pickuar gjatë gjithë rrugës dhe pastaj në një vend me bar dhe pemë e përdhunuan.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, "kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej 2 deri në 10 vjet" dhe në rastet kur viktima është e mitur, dënimi duhet të jetë jo më pak se 10 vjet deri në 20 vjet burg, në varësi të ngjarjes.
"Për fat të keq, për vite me radhë, në raste të caktuara kemi parë mostrajtimin e barabartë të jetës së grave dhe të burrave, fajësimin e viktimës e jo të dhunuesit e deri të rastet me dënime edhe më të ulëta se sa ato që parashihen me ligj. E kjo, vetëm sa i ka inkurajuar keqbërësit e dhunuesit. Prandaj, kërkoj nga organet e drejtësisë që ta eliminojnë në tërësi seksizmin dhe pabarazinë në vendimet gjyqësore si dhe nga institucionet e sigurisë që të rrisin nivelin e mbrojtjes për vajzat e gratë që janë viktima të dhunës. Është koha poashtu, që të procedojmë me ndryshime legjislative që ashpërsojnë edhe më tej dënimet ndaj dhunuesve." - tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
"Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional, por dhe në atë shoqëror e kulturor," tha kryeministri Albin Kurti në një reagim në rrjete sociale.
Ngjarja e rëndë ka shkaktuar shqetësim të thellë te njerëzit. “Duke qenë që vazhdimisht kemi rast në rritje, vlen të theksohet se institucionet tona nuk janë duke punuar mjaftueshëm apo duke dhënë dënime të ashpra për raste të tilla…institucionet tona duhet të punojnë më shumë dhe duhet të japin dënime të rënda sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës," tha Besarta Breznica, nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës.
Gazetari Vullnet Krasniqi tha për Euronews Albania se autori kryesor i ngjarjes, ka qenë më herë i dyshuar për përdhunim dhe është lënë i lirë nga autoritetet. “Pasi kemi zbuluar identitetin e njërit e kemi publikuar, për të ngjallur një debat për këtë ngjarje të rëndë. Nuk dihet pse ky person është lënë i lirë më parë për veprat e ngjashme penale. Ka qenë i dyshuar për përdhunim dhe është lënë i lirë. Policia nuk na jep informacion shtesë”, u shpreh gazetari. Ai theksoi se emrat e të akuzuarve për përdhunim duhet të bëhen publik, sepse deri më tani jepen detaje vetëm për viktimën.
Aktorja Fatlume Bunjaku tha se shteti duhet të merret urgjentisht me rastin e vajzës dhe familjes së saj.
This needs to change now!
— DAFINA ZEQIRI (@Dafina_Zeqiri) August 30, 2022
Emrat duhen mu bo publike PERGJITHMON!
Ne ID card!
Ne passaport!
Ne vendbanim/adress!
Nje shenj per ton jeten me ja lon perdhunueseve!