Celebrity

Kim Kardashian nuk pendohet lehtë, ama këtë deklaratë do kishte dashur të mos e bënte!

Shkruar nga Anabel

30 Gusht 2022

Kim Kardashian nuk pendohet lehtë, ama këtë deklaratë do
Photo Credits: Hulu

Kim Kardashian ka pranuar se është penduar për këshillën e saj të diskutueshme për gratë në sipërmarrje.

Miliarderja padyshim që ka punuar për arritjet e saj, por ka lindur në një familje të pasur dhe ka patur jo pak privilegje. Duke marrë parasysh këtë, shumë njerëz nuk e morën mirë këshillën e saj mjaft të prerë të biznesit.

Për Variety, Kim tha në mars:

"Kam këshillën më të mirë për gratë në biznes. Ngrini b***ën dhe punoni! Duket sikur askush nuk dëshiron të punojë këto ditë."

Këshilla u shoqërua me qindra postime që kritikonin Kim. 

"Zonjusha Kimberly, që mori një makinë si dhuratë për 16-vjetor, më thotë se 'duhet të punoj më shumë'", shkroi dikush në Twitter.

Kim Kardashian nuk pendohet lehtë, ama këtë deklaratë do

Në trailerin e sezonit të dytë të "The Kardashians" në Hulu, Khloe i kujton të motrës intervistën duke i thënë:

"Askush nuk të simpatizon."

Kim shton:

 "Ndihem e turpëruar. E kuptoj pse njerëzit ishin të mërzitur."

Edhe më parë, Kim ka kërkuar falje për komentet, duke thënë edhe se "ishin jashtë kontekstit".

Megjithatë, intervistuesja Elizabeth Wagmeister, korrespondentja kryesore e Variety, e ka kundërshtuar.

“Nuk është ajo që pretendon Kim”, shkroi ajo në Twitter. "Sapo ripashë pamjet e papërpunuara. Pyetja ishte shumë e drejtpërdrejtë: "Cila do të ishte këshilla juaj për gratë në biznes?"

Burimi: Unilad