Social Buzz

Kjo grua 'fitoi' gabimisht mbi 10 milionë dollarë dhe filloi jetën e ëndrrave, por nuk zgjati shumë!

Shkruar nga Anabel

1 Shtator 2022

Kjo grua 'fitoi' gabimisht mbi 10 milionë dollarë dhe filloi
Photo Credits: Alamy Stock

Një grua australiane dhe familja e saj morën aksidentalisht 10.4 milionë dollarë në vend të rimbursimit prej 100 dollarësh.

Thevamanogari Manivel dhe motra e saj tani po përballen me veprime ligjore dhe janë urdhëruar të paguajnë një shumë të konsiderueshme të parave - me interes.

Asaj fillimisht i ishte caktuar të merrte kthimin prej 100 dollarësh nga platforma e shkëmbimit të kriptomonedhave Crypto.com në maj të vitit të kaluar. Megjithatë, ndodhi një gabim dhe platforma i dha mbi 10 milionë dollarë.

Tani, ka dy lloje njerëzish në këtë botë - ata që do ta njoftonin kompaninë për gabimin dhe ata që do të heshtin dhe do të shpenzonin paratë sa hap e mbyll sytë.

Manivel shkoi me opsionin e fundit, por paratë nuk i mbajti të gjitha për vete. Në vend të kësaj, ajo ua shpërndau ato një numri miqsh dhe anëtarësh të familjes, duke përfshirë vajzën dhe motrën e saj, Thilagavathy Gangadory.

Ajo madje shpenzoi duke blerë një rezidencë prej 1.35 milionë dollarësh për Gangadory, me katër dhoma gjumi, katër banjo dhe një palestër dhe kinema në shtëpi.

Ata jetuan një jetë luksoze për 7 muaj, deri në një auditim rutinë në dhjetor, kur Crypto.com kuptoi se çfarë kishte ndodhur.

Në shkurt të këtij viti, kompania filloi procedurat ligjore, të cilat përfshinin ngrirjen e llogarive të Manivel - por tani ishte tepër vonë.

Ajo tashmë kishte transferuar pjesën më të madhe të parave në një llogari tjetër të përbashkët dhe një shumë tjetër e konsiderueshme iu dorëzua vajzës së saj.

Ndërsa çështja ka qenë në hetim, sipas Daily Mail Australia, Gjykata e Lartë  vendosi në favor të Crypto.com të premten e kaluar (26 gusht), pasi Gangadory dhe ekipi i saj ligjor nuk u paraqitën.

Sa i përket pjesës tjetër të parave të munguara, janë ngritur raste të veçanta ndaj të pandehurve të tjerë të përfshirë.

Burimi: Unilad