Celebrity

Kanye shpërthen ndaj Kris-it dhe flet për varësinë e tij nga pornografia: 'Më shkatërroi familjen’

Shkruar nga Anabel

2 Shtator 2022

Kanye shpërthen ndaj Kris-it dhe flet për varësinë e tij nga

Në një postim ku shpërtheu (sërish) ndaj ish-vjehrrës, Kanye West ndër të tjera pranoi se kishte një varësi ndaj pornografisë, duke thënë se ajo i "shkatërroi" familjen e tij.

Ai publikoi disa mesazhe në Instagram. "Mos lejoni që Kris t'ju bëjë të pozoni për Playboy siç bëri ajo [Kylie] dhe Kim," shkruante ai duke iu drejtuar Victoria Villarroel, ish-asistente e Kylie Jenner. “Hollywood-i është një bordello gjigante. Pornografia shkatërroi familjen time. Unë e njoh këtë varësi. Instagram e promovon atë. Nuk do ta lejoj t'i ndodhë Northy-t dhe Chicago-s, tha ai.

Kanye shpërthen ndaj Kris-it dhe flet për varësinë e tij nga

Reperi po fliste për Kris Jenner - e cila menaxhon Kylie-n dhe ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian - duke mbështetur vajzat e saj teksa xhironin për revistën Playboy në shtator 2019 dhe 2007 respektivisht. Ky ishte një nga postimet e shumta të Kanye-s në Instagram, drejtuar ish-vjehrrës së tij, si edhe Hillary Clinton, Mark Zuckerberg dhe Charlamagne tha God, me të cilët ka pasur grindje në të kaluarën.

Në postimin e tij të parë, West përshëndeti "Hilary" dhe "Mark" duke u thënë atyre se "do të më hiqni nga Instagrami".

Në një postim të dytë, ai publikoi një screenshot të mesazheve të tij, ku një person i paidentifikuar (me sa duket Kardashian) i kërkoi "të ndalonte". Ai pretendoi gjithashtu se ndarja e kujdestarisë së fëmijëve është e padrejtë dhe kërkon më shumë vendimmarrje për fëmijët e tij, përfshirë edhe shkollën që zgjedhin.

Pas katër orësh nga postimi fillestar, të gjitha mesazhet u fshinë plotësisht.