Celebrity

Përvjetori i Chiara-s dhe Fedez ishte i mbushur me shumë dashuri dhe dedikime të ndjera

Shkruar nga Anabel

2 Shtator 2022

Përvjetori i Chiara-s dhe Fedez ishte i mbushur me shumë dashuri dhe
@fedez/ Instagram

Chiara Ferragni dhe Fedez festuan 4 vite martesë dhe sigurisht, ia shprehën njëri-tjetrit dashurinë edhe në rrjetet sociale. Fedez postoi një album me foto magjike nga dasma e tyre, me një mbishkrim dhe dedikim mjaft të ndjerë për bashkëshorten e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FEDEZ (@fedez)

“Katër vite martesë së bashku, asnjëherë më shumë se sot ajo fraza “në gëzim dhe në dhimbje; në shëndet e në sëmundje”, ka marrë një kuptim të thellë, pothuaj të pamundur të shpjegohet me fjalë. Netët (në të cilat) të përqafuar, duke qarë në një periudhë plot pasiguri, na kanë forcuar më shumë se kurrë. Faleminderit që je pranë meje në këtë vit të ndërlikuar, faleminderit që më dhe forcë për të përballuar sëmundjen, por mbi të gjitha, faleminderit që më dhurove gjënë më të çmuar: dy fëmijë të mrekullueshëm, arsyeja e vetme për të luftuar me mish e me shpirt. Të dua, Ferry”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ? (@chiaraferragni)

Edhe Chiara e uroi 4-vjetorin e martesës, me fjalët: “Gëzuar përvjetorin, dashuria ime. Katër vite të martuar dhe gjashtë bashkë si çift. Nuk ka njeri tjetër me të cilin do të doja ta kaloja këtë jetë, në të mirë e në të keqe. Të dua, gjithmonë dhe përgjithmonë”.

Chiara dhe Fedez i thanë “po” njëri-tjetrit në një dasmë përrallore në Siçili, duke kurorëzuar dashurinë e tyre përpara miqve dhe familjarëve.

Ndërsa përvjetorin e katërt, e festuan të veshur me shumë stil, në Portofino.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ? (@chiaraferragni)

Artikuj të sugjeruar: