
Në botën e shkencës së marrëdhënieve, jo pak studime po tregojnë se si një lloj eksperience specifike midis dy njerëzve është vendimtare për marrëdhëniet e kënaqshme dhe momentet individuale të lidhjes njerëzore. Studiuesit e quajnë këtë përvojë si *reagim*.
Merrni parasysh skenarin e mëposhtëm:
“Këtë periudhë kam vuajtur shumë emocionalisht për shkak të ankthit tim. Një natë, bashkëshorti im më telefonoi teksa po kthehej nga puna për në shtëpi dhe unë shpërtheva në lot. I shpjegova se kisha nevojë për të më shumë se ndonjëherë. Ai dëgjonte gjithçka që thoja. Më tha se më kuptonte. U ngushëllova vetëm nga fakti që kisha dikë të gatshëm për të dëgjuar ndjenjat e mia.”
Kur personi tjetër ju kupton dhe kujdeset për ju – veçaërisht pasi ndani diçka personale apo emocionale me ta, psikologët e quajnë këtë responsiveness*.
Responsiveness – Cilësia e të reaguarit shpejt dhe pozitivisht
Studim pas studimi tregon se trajtimi i njëri-tjetrit në këtë mënyrë e mban jetën tonë shoqërore të shëndetshme. Studiuesit kanë ekzaminuar reagimin midis partnerëve romantikë, shokëve të dhomës, të huajve, prindërve dhe adoleshentëve, ndër të tjera, dhe kanë gjetur se përjetimi i mirëkuptimit, miratimit dhe kujdesit në shumicën e llojeve të marrëdhënieve ka përfitime të matshme – për vetë marrëdhënien dhe për dy individët.
Një sjellje e tillë veçanërisht na ndihmon të kultivojmë afërsinë dhe besimin me njëri-tjetrin. Kjo është e domosdoshme për një marrëdhënie cilësore afatgjatë dhe për shëndetin mendor personal.
Madje, njerëzit që mendojnë se partnerët e tyre romantikë janë më të gatshëm të reagojnë pozitivisht - përjetojnë një shëndet më të mirë fizik afatgjatë. Kjo ka të ngjarë të ndodhë sepse një partner i tillë na ndihmon të menaxhojmë stresin, ndërsa e kundërta do na mbante të stresuar.
Praktikohuni!
Ne nuk duhet të presim as të japim e as të marrim reagim të përsosur. Edhe nëse dy njerëz e kanë të lehtë të përcjellin mirëkuptim dhe kujdes të ndërsjellë, është njerëzore që edhe ata të gabojnë diku.
Lidhja njerëzore është një praktikë gjithnjë në zhvillim në secilën prej marrëdhënieve tona, jo një enigmë me një zgjidhje të përsosur. Ajo që ka rëndësi janë përpjekjet tona të ndershme për të qenë aty për njëri-tjetrin ditë pas dite.
Burimi: Psychology Today