
Pothuajse më emocionuese se çfarëdo që ndodh me familjen mbretërore britanike në jetën e vërtetë, është ajo që ndodh në serialin e Netflix, bazuar në jetën e tyre, "The Crown".
Kuriozë për t'u njohur me aktorët që do portretizojnë Kate Middleton dhe princin William?
Deadline raportoi më 2 shtator se Rufus Kampa do të marrë rolin princit më të ri, ndërsa Ed McVey do të ketë rolin e tij disa vite më vonë.


Meg Bellamy do të luajë si Kate e re, rreth moshës kur ajo dhe William u takuan për herë të parë në Universitetin e St. Andrews, ku ata studiuan historinë e artit. Ky është roli i parë televiziv për të tre aktorët.

Sipas Deadline, Kampa do të shfaqet në episode që detajojnë pikëllimin e familjes për vdekjen e princeshës Diana, e cila vdiq në gusht 1997.
Sezoni i gjashtë do të fillojë xhirimet më vonë këtë vit, me Elizabeth Debicki si princesha Diana, Dominic West në rolin e princit Charles dhe Imelda Staunton si mbretëresha Elizabeth. Sezoni i pestë do të shfaqet premierë në nëntor 2022.
Princ Harry ende nuk është përzgjedhur për sezonin e gjashtë.
Burimi: Glamour