Celebrity

EmRata, me lezet, ia hodhi një kunjë ish-bashkëshortit

Shkruar nga Anabel

5 Shtator 2022

 

EmRata, me lezet, ia hodhi një kunjë ish-bashkëshortit
@emrata/ TikTok

Ndarja e EmRata-s nga Sebastian Bear-McClard bëri shumë bujë në media dhe arsyeja (mund) të lidhet me tradhtitë e shumta të Sebastian. Sipas burimeve, ai ishte “tradhtar serial” dhe kjo çoi në përfundimin e një martese 4-vjeçare me supermodelen.

Së fundmi, në TikTok, Emily Ratajkowski duket se i ka hedhur një kunjë ish-it të saj. Ajo ka bërë duet videon e një vajze, e cila thoshte se “kur ai mendon se është 10 sepse të "kapi" ty, por ty të pëlqejnë burrat e shëmtuar”.

Pikërisht, supermodelja e ka bërë duet videon, duke bërë lip synch edhe tekstin e këngës shoqëruese: “Si mund ta them në një mënyrë miqësore?”.

Si përherë, EmRata dukej mahnitëse dhe po, mesazhi u dërgua me sukses.

Artikuj të sugjeruar: