TV Mania

Arbana Osmani merr drejtimin e Festivalit të Këngës në RTSH?

Shkruar nga Anabel

6 Shtator 2022

Arbana Osmani merr drejtimin e Festivalit të Këngës në RTSH?

Arbana Osmanin, këtë vit mund ta shohin edhe në drejtimin e Festivalit të Këngës në RTSH! Burime pranë Anabel.al bëjnë me dije se Osmani dhe bashkëshorti i saj Eduart Grishaj mund të jenë në krye të organizimit të festivalit. 

Arbana Osmani dhe drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Enkelejd Joti janë miq prej vitesh dhe s'do të ishte surprizë që ky i fundit t'ia besojë festivalin moderatores së njohur.

Nga ana tjetër, Arbana do të drejtojë gjithashtu sezonin e dytë të Big Brother Vip dhe gjërat janë akoma ~të paqarta~ në lidhje me periudhën kohore të projekteve. Kujtojmë se vitin e shkuar, Festivali i Këngës u mbajt në dhjetor dhe përkoi me të njëjtën kohë dhe ditë me Big Brother Vip 1.

Gjithsesi, mbetet për t'u parë ç'do të ndodhë në vijim.

Arbana Osmani merr drejtimin e Festivalit të Këngës në RTSH?

Së fundmi, Arbana dhe Eduarti u bënë prindër të një vajze të quajtur Zoi dhe po shijojnë gëzimin e ri të familjes. Projektet presin!