Jennifer Lawrence zbuloi emrin dhe gjininë e fëmijës së saj 6-muajsh të martën, duke treguar për Vogue në kopertinën muajit tetorit 2022 se lindi një djalë në shkurt.
Emri i vogëlushit u frymëzua nga një prej artistëve të preferuar të bashkëshortit të saj Cooke Maroney, Cy Twombly. Pra, bebushi quhet Cy.
Aktorja rrëfeu se ndje sikur "e gjithë jeta e saj filloi nga e para" kur ata e panë foshnjën, duke e quajtur ardhjen e tij në jetë "ditën e parë".
Para se të lindte, vitin e kaluar, Lawrence tha për Vanity Fair se nuk ka në plan të bëjë publike jetën e fëmijës së saj.
Ajo dhe Cooke Maroney, drejtor i galerisë së arteve Gladstone në New York, u njohën në vitin 2018 dhe u fejuan në shkurt të vitit 2019. Ata u martuan në tetor në Rhode Island.