Eja shohim pak Tv

Një tipar personaliteti i yjeve të programeve reality show

Shkruar nga Anabel

7 Shtator 2022

Një tipar personaliteti i yjeve të programeve reality show

Nëse shumë personazhe të “Big Brother” ndër vite i mbani mend si t’i kishit parë dje, ndërsa për të tjerët vini bast se as nuk kanë qenë ndonjëherë pjesë e programit, kjo do të thotë se ka një ndarje midis çfarë e bën dikë një personazh të suksesshëm në reality show dhe çfarë e bën një tjetër thjesht pjesëmarrës. Ju me siguri mund të kujtoni ndonjë personazh nga “Kafazi i artë”, por patjetër që nuk i mbani mend të gjithë dhe jo – nuk kanë lidhje aftësitë e kujtesës.

Si fillim, një personazh i programeve reality show duhet që (1) të pëlqejë vëmendjen, (2) të jetë mjaftueshëm i guximshëm për t’i thënë gjërat troç dhe (3) të mos e vrasë mendjen se detaje intime dhe/ose të sikletshme do të shihen nga syri i publikut.

Por, sipas psikologut kryesor Mark Mathieson, duhet gjithashtu të kenë një tipar tjetër - hedonizëm.

"Zakonisht ekziston një element mjaft i fortë i hedonizmit," shpjegoi Mathieson në podkastin “Back From Reality”. Nëse nuk jeni plotësisht të sigurt se çfarë do të thotë ky term, “hedonizmi është kërkimi i kënaqësisë; vetëkënaqësia”.

Sipas tij, i cili është konsultuar për një sërë reality show, duke përfshirë "The Bachelor" dhe "Survivor", yjet e programeve reality vuajnë gjithashtu nga "ndjenja e madhështisë". “Kjo në thelb nënkupton aftësinë për të menduar se je pak më i mirë në gjithçka se të gjithë të tjerët,” tha ai.

“Pra, arrogancë, nëse doni ta quani kështu. Egoizëm. Duhet të dëshironi ta shihni veten në TV. Nëse nuk doni dëshpërimisht ta shihni veten në TV, ndoshta nuk duhet të shkoni fare.” – tha ai.