Celebrity

Kanye mendon se seriali "Friends" nuk të bën për të qeshur, 'Monica' i kthen përgjigjen epike

Shkruar nga Anabel

7 Shtator 2022

Kanye mendon se seriali "Friends" nuk të bën për
Getty Images

Seriali "Friends" ka bërë për të qeshur miliona njerëz anembanë botës, por qartazi, jo Kanye West. 

Në një koment, Kanye ka saktësuar se nuk ka bërë një postim në Twitter ku thoshte se "Friends" nuk të bën për të qeshur, por do të donte ta kishte bërë, që do të thotë se po, artisti ndan të njëjtin mendim!

Kanye mendon se seriali "Friends" nuk të bën për
@kanyewest/ Instagram

Për këtë, Courteney Cox, a.k.a Monica Geller ka bërë një video, ku është kundërpërgjigjur në mënyrë krejt origjinale. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Courteney Cox (@courteneycoxofficial)

Ajo xhiroi veten duke dëgjuar hitin "Heartless" nga artisti dhe pasi lexoi komentin e tij, bëri një mimikë që tregonte se i ka ardhur në majë të hundës me Kanye-n (si të gjithë në fakt). Cox postoi videon me mbishkrimin "Vë bast që Kanye i vjetër mendonte se "Friends" ka qenë gallatë".

Tani, me kokoshka në duar, presim reagimin e Kanye West.

Artikuj të sugjeruar: