
Kim dhe Pete mund të mos jenë më çift, por 41-vjeçarja sërish ka shumë respekt dhe dashuri për ish-in.
Kim, së fundmi u shfaq në kopertinën e “American Dream” me vetulla të zbardhura dhe super seksi dhe dha një intervistë ekskluzive, duke folur edhe për herë të parë për Pete Davidson.
View this post on Instagram
Ajo e cilësoi Pete si “shumë të lezetshëm dhe një njeri shuuuumë të mirë”. Kim u shpreh dhe shumë entuziaste për planet e Pete, referuar serialit të tij komik, i bazuar në jetën e komedianit.
Kim K dhe Pete dukeshin çifti perfekt, derisa tronditën njerëzit me lajmin se i dhanë fund marrëdhënies së tyre 9-mujore, për shkak të distancës. Sipas burimeve, ata u ndanë në paqe, duke ruajtur dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin.
View this post on Instagram
Dukshëm, Kim e vlerëson shumë Pete, por është gati të njohë dikë tjetër, që të mos jetë aq i fiksuar sa Kanye, por edhe jo aq impulsiv sa Pete. (domosdo)
Sipas burimeve, “ajo është gati të njohë dikë tjetër dhe personi i duhur duhet ta njohë jetën e saj”. Kim nuk bën kompromis me lirinë e saj dhe kush mund ta fajësojë?
Nejse, domethënë Pete mbetet çun i mirë.
Artikuj të sugjeruar: