Astro Fun

Ti si të duash, por ne të themi të *mos* i bësh këto veprime ndërkohë që Mërkuri është në prapavijë

Shkruar nga Anabel

8 Shtator 2022

Ti si të duash, por ne të themi të *mos* i bësh këto

Nesër (9 shtator), Mërkuri kapriçoz shkon *prapë* në prapavijë dhe po, s'ka punë tjetër. Sigurisht që do të na e kthejë botën përmbys, por ti merri masat që sot dhe mëso se ç'nuk duhet të bësh gjatë kësaj periudhe.

1. Mos nënshkruaj kontrata se nuk është koha e duhur.

2. Mos bli pajisje elektronike.

3. Mos i shkruaj ish-it/es.

4. Mos u nxito! Kontrollo çdo e-mail 2 herë para se ta dërgosh.

5. Mos thuaj të parën fjalën e fundit.

6. Nëse mundesh, shmang sherret.

7. Mos mendo 100 herë 1 situatë.

8. Mos u fikso pas perfeksionit, çliroje veten nga stresi.

9. Peshore, edhe ankesat e kanë një limit. Mos u qaj për çdo gjë.

10. Mos i trego të gjitha sekretet dhe asat nën mëngë.

11. Mos ndërmerr udhëtime kur e di që nuk i përballon dot.

12. Mos ngec në rrjetën e melankolisë.

Artikuj të sugjeruar: