Celebrity

Zac Efron shpjegon më në fund, arsyen pse nofulla iu bë kaq e madhe!

Shkruar nga Anabel

8 Shtator 2022

Zac Efron shpjegon më në fund, arsyen pse nofulla iu bë kaq e
Photo Credits: Getty Images, Twitter

Zac Efron ka vendosur të shpjegojë pse nofulla e tij u rrit në tre masa brenda natës dhe historia pas saj, është sa e dhimbshme aq edhe qesharake.

Vitin e kaluar, për Ditën e Tokës, ylli i “Hairspray” u shfaq në një video muzikore duke u dukur, le të themi, i fryrë. Interneti vendosi shpejt se ai kishte bërë ndonjë lloj procedure të gabuar të botoksit/fillers (mbushës), por në një intervistë të re aktori zbuloi të vërtetën: Ai thjesht kishte thyer nofullën.

Zac Efron shpjegon më në fund, arsyen pse nofulla iu bë kaq e
Photo Credits: GMA Network

Zac po vraponte nëpër shtëpi me çorape, rrëshqiti dhe u përplas në një shatërvan graniti, duke e lënë veten pa ndjenja. Kur erdhi në vete, nofulla “i ishte varur”  dhe ndërsa shërohej, iu enjt e gjithë fytyra.

Aktori, më pas, bëri terapi fizike për ta kthyer nofullën në normalitet.

Njerëzit dyshues do thonë se gjithsesi Zac ka përdorur fillers dhe botoks ose procedura të ngjashme në fytyrë, por në fund të fundit, s’i kërkojmë dot llogari. Ai e di ç’bën me portretin e tij. Mbetet simpatik, sidoqoftë.

Burimi: Men’s Health