
Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth, Nënës Mbretëreshë, kalon në Whitehall në vitin 2002. Organizimi i funeralit të Mbretëreshës do të ndjekë një model të ngjashëm.
Pasi kryeministrja është informuar personalisht për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II nga sekretari privat i Mbretëreshës, lajmi ka patur një "njoftim zyrtar" edhe për publikun.
Flamujt nëpër rezidencat mbretërore, Whitehall dhe ndërtesat e tjera qeveritare janë ulur në gjysmështizë dhe faqja zyrtare e familjes mbretërore tashmë ka një sfond të zi dhe lajmërimin e ndarjes nga jeta të Mbretëreshës.
Kryeministrja, Liz Truss është anëtarja e parë e qeverisë që bën një deklaratë.
Në Westminster Abbey dhe Katedralen e Shën Palit do të bien këmbanat e tyre në mesditë.
Përshëndetjet ceremoniale me armë priten në Hyde Park dhe në Tower Hill dhe do të mbahet një minutë heshtje kombëtare.
Mbreti Charles do të drejtojë audiencën e tij të parë me kryeministren. Ai do të takohet gjithashtu me kontin Marshall për të nënshkruar zyrtarisht planet e plota të funeralit, me funeralin shtetëror, që pritet të mbahet pas 10 ditësh. Charles do të japë një deklaratë drejtpërdrejt për vendin dhe Commonwealth të enjten (8 shtator) në mbrëmje.

Dita #1
Këshilli i Aderimit, i cili përfshin figura të larta qeveritare dhe këshilltarë të fshehtë, do të mblidhet në pallatin e St. James në orën 10:00 të mëngjesit për shpalljen e mbretit të ri.
Homazhet do të bëhen në parlament.
Dita #2
Arkivoli do të niset nga Balmoral për t'u marrë në Pallatin e Holyroodhouse.
Homazhet në parlament ka të ngjarë të vazhdojnë.
Dita #3
Do të ketë një paradë në nder të Mbretëreshës nga Holyrood, ku do të marrin pjesë anëtarët e familjes mbretërore.
Dita #4
Në mbrëmje vonë, arkivoli pritet të zhvendoset në stacionin Edinburgh Waverley nga ku do të udhëtojë me trenin mbretëror gjatë natës, duke mbërritur në stacionin St. Pancras në Londër mëngjesin e ardhshëm.
Mbreti Charles do të fluturojë për në Irlandën e Veriut, ku do të marrë një mesazh ngushëllimi në Kështjellën Hillsborough dhe do të marrë pjesë në Katedralen e St. Anne në Belfast për një shërbim lutjeje dhe reflektimi mbi jetën e Mbretëreshës Elizabeth II.
Dita #5
Arkivoli pritet të mbërrijë në Pallatin Buckingham për disa orë përpara ceremonisë së madhe të planifikuar në Londër atë ditë.
Në ngjarjen e parë të madhe ceremoniale që i paraprin funeralit, arkivoli i Mbretëreshës do të zhvendoset nga Pallati Buckingham në Westminster Hall për fillimin e pesë ditëve "lying in state"*.
Lying in state - është traditë në të cilën trupi i një zyrtari të vdekur vendoset në një ndërtesë shtetërore, qoftë jashtë ose brenda një arkivoli, për të lejuar publikun të bëjë nderimet e tij. Tradicionalisht zhvillohet në ndërtesën kryesore të qeverisë së një vendi, shteti ose qyteti.
Dita #6
Lying in state vazhdon.
Dita #7
Mbreti Charles do të udhëtojë në Uells për të marrë pjesë në një shërbim në Katedralen Llandaff në Cardiff, më pas do të vizitojë Senedd-in e Uellsit dhe do të marrë një mocion ngushëllimi.
Dita #8
Mbreti Charles pritet të presë guvernatorët e përgjithshëm dhe kryeministrat nga vende të tjera.
Dita #9
Në prag të funeralit, Charles do të mirëpresë familjet mbretërore të huaja që do të marrin pjesë në funeral.
Dita #10
Funerali shtetëror do të mbahet në Westminster Abbey. Do të ketë dy minuta heshtje në të gjithë vendin. Pas shërbimit njëorësh, një homazh i madh do të shoqërojë arkivolin në Hyde Park.
Burimi: Guardian