Bota

7 gjëra që do të ndodhin tani që mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë

Shkruar nga Anabel

8 Shtator 2022

7 gjëra që do të ndodhin tani që mbretëresha Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare, pak orë pasi familja mbretërore konfirmoi lajmin se gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar. Përmes një postimi në Twitter, llogaria zyrtare e familjes mbretërore konfirmoi lajmin e trishtë. Por, tani që mbretëresha ndërroi jetë, ç’do të ndodhë?

1. Froni i kalon djalit të saj, Charles

Menjëherë pas vdekjes së mbretëreshës, fronin e merr djali i saj i madh, princi Charles, i cili do të emërohet mbreti Charles. Ai e ka trashgëruar fronin që prej moshës 3-vjeçare.

2. Princ William është i dyti në listë

Kjo do të thotë se nëse të atit të tij, mbretit Charles i ndodh gjë, froni automatikisht i kalon princit William.

3. Charles merr direkt detyrën

Sipas burimeve, Charles dhe Camilla do të mbajnë nesër një fjalim për të marrë rolet përkatëse në mbretëri.

4. Një zi 10-ditore

Për vdekjen e mbretëreshës do të mbahet një zi 10-ditore. E gjithë kjo periudhë do të dokumentohet nëpër media.

5. Funeralin e mbretëreshës do ta shohë e gjithë bota

Por ka vetëm një rregull: Portretet e familjarëve nuk do të ekspozohen.

6. Charles dhe Camilla do të nisin një tur

Para funeralit të mbretëreshës, mbreti Charles dhe Camilla do të nisin një tur në Mbretërinë e Bashkuar.

7. Funerali do të mbahet në Westminster Abbey

Kjo do të shoqërohet dhe me 2 minuta heshtje në nder të mbretëreshës. Arkivoli i mbretëreshës do të rikthehet në pallatin Buckingham.

Artikuj të sugjeruar: