Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare, gjë që sjll ndryshime të menjëhershme brenda mbretërisë. Përveç faktit që Princi Charles të bëhet menjëherë Mbreti Charles, titujt e Princit William dhe Kate Middleton do të ndryshojë.
Titulli i Princit William do të ndryshojë nga Duka i Cambridge-it në Princi i Uellsit/Duka i Cornwall-it - tituj që i ati mbante përpara se të ngjitej në fron.
Titulli i Princit të Uellsit i jepet tradicionalisht trashëgimtarit. Në fakt, titulli "pushon së ekzistuari plotësisht" kur Princi i mëparshëm i Uellsit bëhet mbret, që do të thotë që tani askush nuk është Princi i Uellsit derisa Charles të arrijë t'i japë titullin William-it. Ndërkohë, titulli Duka i Cornwall-it i shkon tradicionalisht djalit të madh të monarkut, që është padyshim Princi William.
Kur Princi William të bëhet Princi i Uellsit, Kate Middleton do të bëhet Princesha e Uellsit, një titull që e mbajti për herë të fundit Princesha Diana sepse Dukesha Camilla zgjodhi të mos e përdorte për respekt.
Kate do të bëhet gjithashtu Dukesha e re e Cornwall-it, si dhe Dukesha e Rothesay (një titull skocez që aktualisht mbahet nga Camilla).
- 7 gjëra që do të ndodhin tani që mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë
- Vdekja e mbretëreshës, fundi i një epoke!
- Funerali i Mbretëreshës: Çfarë pritet gjatë 10 ditëve të ardhshme?
- Mbreti Charles III bën deklaratën e parë si monark pas vdekjes së Mbretëreshës!
- Mbretëresha Elizabeth II ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare!