Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

9 Shtator 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Vdekja e mbretëreshës Elizabeth: Çfarë ndodh sot?

Mbreti Charles dhe Camilla, qëndruan në Balmoral të enjten mbrëma, por do të udhëtojnë drejt Londrës të premten, ku mbreti i ri do të ketë një takim me kryeministren, Liz Truss.

Konfirmimi i planeve të funeralit - Mbreti ka të ngjarë të takojë Dukën e Norfolk,  Earl Marshall  i cili është përgjegjës për funeralin e Mbretëreshës. Eshtë ai që do të aprovojë me kujdes dhe në detaje ngjarjet për ditët në vijim.

Zi kombëtare - Qeveria do të konfirmojë kohëzgjatjen e zisë kombëtare, e cila ka të ngjarë të jetë rreth 12 ditë, nga dje deri në ditën pas funeralit të Mbretëreshës. Njerëzit tashmë kanë filluar të mblidhen në turma të mëdha dhe të lënë lule jashtë Pallatit Buckingham dhe ndërtesave të tjera mbretërore. Ministrat do të njoftojnë gjithashtu se dita e varrimit do të jetë pushim zyrtar.

Homazhet - Mbreti do të vendosë për kohëzgjatjen e tyre për anëtarët e familjes mbretërore dhe të institucionit. Pritet të zgjasë një muaj.

Një përshëndetje me armë prej 96 fishekësh - një raund për çdo vit të jetës së Mbretëreshës - do të qëllohen në Hyde Park dhe në zona të tjera kryesore.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mbreti i ri i Britanisë: Charles III merr fronin në moshën 73-vjeçare

Rrugëtimi i mbretëreshës Elizabeth përfundoi dje (8 shtator) pas 70 vitesh në fron. Vendin e saj, e zë në mënyrë të menjëhershme, djali i madh i familjes, princi Charles..

Mbreti i ri do të njihet  zyrtarisht si Mbreti Charles III. Princi Charles është trashëgimtari më i vjetër dhe më jetëgjatë në historinë britanike. Ai do të jetë personi më i vjetër, në moshën 73-vjeçare, që do të bëhet Mbret në historinë e mbretërisë.

Mbreti Charles i tretë, është bërë kreu i Commonwealth, një shoqatë e 56 vendeve të pavarura dhe 2.4 miliardë njerëzve. Për 14 nga këto vende, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar, mbreti është kreu i shtetit.

Nga ana tjetër, kryeministrja britanike Liz Truss u bëri thirrje britanikëve që të “bashkohen” për të mbështetur Charles, Mbretin e ri të Mbretërisë së Bashkuar.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gjenerali amerikan e quan pushtimin rus në Ukrainë "dështim ushtarak"

Gjenerali amerikan, Mark Milley,  tha se pushtimi rus i Ukrainës është një dështim ushtarak, pasi forcat e Moskës që kanë arritur vetëm “sukses të vogël taktik në pjesë të ndryshme të Ukrainës lindore”.

“Deri më tani objektivat strategjike ruse janë mposhtur”, - tha ai në mbështetje të Ukrainës, të cilët ishin mbledhur në bazën ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani.

Ai shtoi se ukrainasit kanë goditur mbi 400 objektiva.

“Linjat ruse të komunikimit dhe zinxhirët e furnizimit janë shumë të tendosura. Kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë ruse për të projektuar dhe mbajtur fuqinë luftarake. Komanda dhe kontrolli rus në selinë qendrore janë ndërprerë,” -vazhdoi Milley, duke shtuar se Moska ka ” vështirësi të mëdha për të rifurnizuar forcat dhe për të zëvendësuar humbjet në luftë”.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kryeministri i Pakistanit thirrje botës për të luftuar ndryshimet klimatike

Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, është shprehur qartë në Islamabad se bota duhet të intensifikojë luftën e saj kundër ndryshimeve klimatike.

Një thirrje e tillë vjen në kohën kur vendi i tij po përballet me përmbytje, të cilat kanë përfshirë një të tretën e Pakistanit. Shtetet e Bashkuara u janë bashkuar përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar Pakistanit nga përmbytjet.

Vërshimet në Pakistan kanë mbuluar me ujë pothuajse një të tretën e këtij shteti, teksa numri i viktimave ka arritur në 1.343. Nga vërshimet janë prekur 33 milionë njerëz nga popullsia prej 220 milionë banorësh.

Për këtë fatkeqësi faji i është hedhur ndryshimeve klimatike, teksa qindra mijëra persona kanë mbetur pa shtëpi dhe autoritetet pakistaneze kanë vlerësuar se dëmet e shkaktuara nga vërshimet arrijnë në vlerën e të paktën 10 miliardë dollarësh.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: BBC, The Guardian