Kinema & TV

Vdekja e mbretëreshës: ‘The Crown’ pezullon xhirimet

Shkruar nga Anabel

9 Shtator 2022

Vdekja e mbretëreshës: ‘The Crown’ pezullon xhirimet

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, krijuesi i "The Crown", Peter Morgan, tha se produksioni, që aktualisht duke u përgatitur për sezonin e gjashtë, "do të ndalojë xhirimet në shenjë respekti" për një periudhë të papërcaktuar kohe.

"The Crown është një letër dashurie për të," tha Morgan. “Nuk kam asgjë për të shtuar tani për tani, vetëm heshtje dhe respekt. Pres që të ndalojmë xhirimet për një periudhë të papërcaktuar kohe."

Sipas Deadline, Morgan nuk do të bëjë një deklaratë apo koment të mëtejshëm për vdekjen e Mbretëreshës.

“Askush prej nesh nuk e di se kur do të vijë ajo kohë [vdekja e mbretëreshës], por do të ishte e drejtë dhe e duhur [pezullimi i xhirimeve] për të treguar respekt për mbretëreshën. Do të ishte një nderim i thjeshtë dhe një shenjë respekti. Ajo është një figurë globale dhe kjo është ajo që ne duhet të bëjmë”, tha Stephen Daldry, një regjisor i episodeve të hershme, në vitin 2016 kur u shfaq premiera e “The Crown” dhe u pyet se çfarë do të bënin nëse mbretëresha ndërronte jetë gjatë periudhës kur ata ishin duke xhiruar.

Tre aktore kanë luajtur si mbretëresha e ndjerë: Claire Foy, Olivia Colman dhe Imelda Staunton, e cila do të marrë rolin në sezonin 5 të "The Crown".

Sezoni i pestë do ta ketë premierën në Netflix këtë nëntor.