Bota

Këta ylberë në pallatet mbretërore, i japin lamtumirën më të bukur mbretëreshës

Shkruar nga Anabel

9 Shtator 2022

Këta ylberë në pallatet mbretërore, i japin lamtumirën
Getty Images

Sot, bota u zgjua pa mbretëreshën Elizabeth II dhe të gjithë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën monarkes, e cila për plot 7 dekada mbajti fronin e Mbretërisë së Bashkuar.

Të gjithë u shprehën të tronditur, zemërthyer dhe të pikëlluar për vdekjen e mbretëreshës dhe madje, edhe vetë natyra "zgjodhi" t’i bënte një homazh.

Në pallatin Windsor dhe në Buckingham, ndërkohë që flamujt britanikë qëndronin në gjysmë shtizë, dy ylberë mahnitës u shfaqën mbi kështjellë për disa minuta, si për të nderuar mbretëreshën Elizabeth.

Disa persona në Twitter e konsideruan si një homazh shumë të bukur dhe një dritë shprese për Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu edhe sinjali që ajo dërgoi se tashmë ka mbërritur në parajsë.

Këta ylberë në pallatet mbretërore, i japin lamtumirën

Këta ylberë në pallatet mbretërore, i japin lamtumirën

Këta ylberë në pallatet mbretërore, i japin lamtumirën

Disa të tjerë, thanë se mbretëreshën po e priste princi Philip, me të cilin përjetoi një dashuri që zgjati plot 74 vjet.

Këta ylberë në pallatet mbretërore, i japin lamtumirën

Artikuj të sugjeruar: