
Cher bëri atë që disa njerëz besojnë se ishte një gabim trashanik në dedikimin e saj për Mbretëreshën, duke iu referuar monarkes së ndjerë me një kafshë në mesazhin e saj emocional.
Pas lajmit të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth dje, shumë njerëz kanë përdorur rrjetet sociale për t'i bërë nderimet e tyre.
Këngëtarja Cher ka reflektuar gjithashtu mbi jetën e sundimtares së ndjerë, duke thënë se dikur kishte patur "nderin" ta takonte.
Ajo shkroi në Twitter:
“Jam e trishtuar për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Pata nderin ta takoja. Prita në një radhë të gjatë njerëzish për ta takuar, por kur më erdhi radha, ajo më bënte pyetje dhe dukej vërtet e interesuar për të folur me mua. Jam krenare që ishte një [emoji lope (?)] dhe e lumtur që kishte një sens të shkëlqyeshëm humori.”
Emoji i bëri njerëzit të pyesnin: "Ç'domethënie kishte?!"
"Mos ndoshta ishte emoji i gabuar?", pyeti dikush. Ndërsa një tjetër tha: "Mos Cher sapo quajti 'lopë' mbretëreshën?"
Am Sad About The Passing Of Queen Elizabeth II.I Had Honor Of Meeting Her.
— Cher (@cher) September 8, 2022
I Was In Long Line of Ppl
Waiting 2 Meet Her,Yet
When She Got 2 Me,She Asked Me Pertinent Questions,& Seemed Genuinely Interested In Talking 2 Me.I’m Proud She Was a?& Happy She Had a Great Sense Of Humor
Të tjerë pyesnin veten nëse ylli do të thoshte në të vërtetë "dhi" (goat) - që njëkohësisht përkthehet edhe si "më e madhja e të gjitha kohërave".
Ndërsa të tjerë (dhe me siguri këta njerëz kanë të drejtë) sugjerojnë se Cher ka përdorur emojin e një demi, për të treguar shenjën e horoskopit të Mbretëreshës, Demin.
Edhe pse këngëtarja me siguri nuk ka patur asnjë qëllim të keq, duhet thënë se vetë mënyra e të shkruarit duket shumë e rrëmujshme dhe nuk pasqyron respektin që Cher pretendon se ka për Mbretëreshën.
- 'Qoftë torturuese dhimbja e saj': Jeff Bezos i kundërvihet profesoreshës që foli për Mbretëreshën!
- Vdekja e mbretëreshës: ‘The Crown’ pezullon xhirimet
- Vdekja e mbretëreshës, fundi i një epoke!
- Funerali i Mbretëreshës: Çfarë pritet gjatë 10 ditëve të ardhshme?
- Mbreti Charles III bën deklaratën e parë si monark pas vdekjes së Mbretëreshës!
- Mbretëresha Elizabeth II ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare!
Burimi: NY Post, Unilad