Pushteti

Radha për fronin: Si renditen anëtarët e familjes mbretërore

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2022

Radha për fronin: Si renditen anëtarët e familjes mbretërore

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, djali i saj i madh Charles është bërë mbret. Ai do të njihet si Mbreti Charles III.

Mbretëresha u bë femra e gjashtë që u ngjit në fronin britanik në shkurt 1952, pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI. Ajo ishte monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, duke shërbyer për më shumë se 70 vjet.

Mbreti Charles ishte monarku britanik që priti më shumë gjatë për t’u vendosur në fron; ai ishte trashëgimtarv që prej moshës 3-vjeçare. Charles është 73 vjeç.

Radha për fronin: Si renditen anëtarët e familjes mbretërore

Tani që u ngjit në fron, automatikisht vendos djalin e tij të madh, Princin William, të parin në radhë. Princi William është anëtari i familjes që ka arritur gradën më të lartë arsimore  - Master of Arts – dhe ka shërbyer në ushtri që nga viti 2006 deri në vitin 2013.

Radha për fronin: Si renditen anëtarët e familjes mbretërore

Pas William-it, në radhë vijnë fëmijët e tij, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.

Renditja e mëtejshme vijon kështu:

Radha për fronin: Si renditen anëtarët e familjes mbretërore