Kinema & TV

Filmi ‘Blonde’: Publiku duartroket për plot 14 minuta

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2022

Filmi ‘Blonde’: Publiku duartroket për plot 14 minuta

Aktorja Ana de Armas u emocionua në premierën e filmit për jetën e Marilyn Monroe, "Blonde", në Festivalin e Filmit në Venecia.

Filmi u duartrokit nga të pranishmit për plot 14 minuta, ku de Armas u pa duke fshirë lotët nga fytyra e saj dhe duke përqafuar aktorin Adrien Brody, i cili në film luan rolin e bashkëshortit të tretë të Marilyn Monroe, Arthur Miller.

Brody ka lavdëruar më parë performancën e saj në një konferecencë për shtyp duke thënë se Ana de Armas si Marilyn ishte në gjendje ta transportonte atë "në një kohë dhe vend tjetër".

Brad Pitt, producent në film, u shfaq gjithashtu në premierë. “Blonde” del në Netflix më 28 shtator.