Celebrity

Kylie Jenner zbuloi se emri i djalit të saj është ende, teknikisht, Wolf

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2022

Kylie Jenner zbuloi se emri i djalit të saj është ende,

Kylie Jenner zbuloi disa detaje të tjera rreth djalit të saj shtatë muajsh, i njohur më parë si Wolf (në anglisht ka kuptimin "ujk").

"Ne nuk e kemi ndryshuar zyrtarisht, ligjërisht emrin," tha ajo gjatë një interviste në "The Late Late Show with James Corden", ku po promovonte sezonin e ardhshëm të “The Kardashians” me nënën e saj, Kris Jenner.

“Emri i tij është ende Wolf. Wolf e ka në pasaportë, por ky nuk do të jetë emri i tij," këmbënguli Kylie. “Ne nuk e quajmë Wolf...Ne thjesht nuk jemi ende gati ta bëjmë publik emrin.”

Hezitimi për të treguar emrin mund të ketë të bëjë me faktin se i dashuri i saj, Travis Scott, nuk është ende plotësisht i bindur. "Një ditë ai thotë: "Oh, ky emër është disi i lezetshëm" dhe e ndryshon përsëri," tha Kylie.

Mesa duket, gjetja e emrit dashkërka shumë punë. Sidoqoftë, për fat të mirë, nuk është emër kafshe.