Mbreti Charles III është shpallur zyrtarisht monarku i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Ai u zotua të "ndiqte shembullin frymëzues" të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, në ceremoninë historike e cila daton prej shekujsh.
Mbreti, i cili u ngjit në fron të enjten pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, nderoi "jetën e saj të jetuar mirë" dhe përsëriti "premtimin e saj për shërbim të përjetshëm" në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit.
Vdekja e mbretëreshës 96-vjeçare i dha fund mbretërimit prej shtatë dekadash që e bënë atë një simbol stabiliteti në një botë të trazuar.
Mbretëria e Bashkuar ka hyrë në një periudhë zie zyrtare dhe mbretëreshës së ndjerë i janë bërë homazhe nga e gjithë bota.