Bota

Nga larja e enëve te mesazhi në hënë: Vëmë bast që nuk i dije këto fakte për mbretëreshën

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2022

Nga larja e enëve te mesazhi në hënë: Vëmë bast
Getty Images

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare, por do të mbetet në memorien e të gjithëve si një prej personave më me ndikim në histori. Përpos kësaj, Elizabeth kishte edhe një jetë mjaft interesante, të cilën po ta tregojmë përmes fakteve.

Mbretëreshës nuk i duhej patenta

Nga larja e enëve te mesazhi në hënë: Vëmë bast
Getty Images

Ndryshe nga ne që na duhet të kalojmë testin e praktikës (ndonjëherë edhe 4 herë), mbretëreshës nuk i duhej fare patenta.

Normalisht, as pasaporta

Monarkja që ka udhëtuar më shumë

Nga larja e enëve te mesazhi në hënë: Vëmë bast
Getty Images

Mbretëresha Elizabeth vizitoi më shumë se 100 vende, Kanadanë plot 22 herë dhe Francën 13 herë.

Kishte një ATM personal

Domethënë, edhe ti mund ta kesh, nëse disponon 1,3 milionë paundë në llogari.

Roli i saj në Luftën e Dytë Botërore

Nga larja e enëve te mesazhi në hënë: Vëmë bast
Getty Images

Mbretëresha, gjatë Luftës së Dytë Botërore ka shërbyen si mekanike dhe shofere kamioni, duke u bërë kështu e para grua nga familja mbretërore që shërben në ushtri.

I lante vetë pjatat

Sipas autorit Harry Mount, një oborrtar i pallatit mbretëror, i kishte thënë se pas përfundimit të drekës, dëgjoi një zë që tha “Po shkoj të laj pjatat”. Ktheu kokën dhe ishte mbretëresha dora vetë, e pajisur me doreza të verdha.

Ka dërguar plot 300,000 kartolina

Mbretëresha ishte e lidhur me popullin dhe këtë e dëshmojnë 300,000 kartolinat që i dërgonte fansave të familjes mbretërore, si dhe 900,000 mesazhet që u dërgonte njerëzve që festonin 60-vjetorin e martesës.

Ka pasur më shumë se 30 korgi

Nga larja e enëve te mesazhi në hënë: Vëmë bast
Getty Images

Nuk është sekret që mbretëresha i donte shumë korgit, gjithsesi shifra është surprizuese.

Pozoi për më shumë se 200 piktorë

Nga larja e enëve te mesazhi në hënë: Vëmë bast
Getty Images

Më shumë se 200 portrete për mbretëreshën!

Dërgoi një mesazh në hënë

Në hënë, ekziston një mesazh i registruar nga mbretëresha. Mesazhi u dërgua në një enë metalike.

Artikuj të sugjeruar: